NewsLetra jone


Bëni zgjedhjen e duhur...

Sa herë keni kërkuar te beni nje zgjedhje midis nje produkti dhe nje tjeter? Sa here keni qene te pavendosur midis cmimit dhe cilesise, sidomos ne ato raste kur cilesia nuk ka aq perparesi kundrejt cmimit?

Nese keni vendosur te blini nje kompjuter, nje pjese kompjuterike ose nje aksesor, ju sugjerojme te lexoni sa vijon.

Kompjuteri:
Është një përmbledhje e shumë pjeseve, por qe te gjitha bashke japin ate qe kerkohet nga nje perdorues. Nese kerkoni thjeshte nje kompjuter eshte si te merrni thjeshte nje makine, por qe nuk eshte ne gjendje t'ju jape kenaqesine qe doni.

Nje kompjuter perbehet nga nje njesi qendrore, nje tastiere, nje mouse dhe nje ekran. Per te kuptuar vleren qe ka secila pjese ne kompleksin e kompjuterit po ju japim disa detaje me poshte.

 Njësia qëndrore

 75%

 Tastiera & Mouse

 2%

 Ekrani

 23%

Njësia qëndrore, është truri i çdo kompjuteri, është ai që ështe në gjendje të përgjigjet si duhet, sa duhet e kur duhet. T'ju japë kënaqësinë e përdorimit të internetit, shikimit të nje filmi apo të luajturin e një loje në cilësinë maksimale.