Ofertat Tona


Skeda Grafike & Hard Disku

Posted on 30th May 2008 @ 1:15 AM



Skede grafike:

Ne pjesen me te madhe te rasteve, funksionaliteti i kesaj pjese eshte i integruar ne motherboard. Ne keto raste, sistemi nuk ka nje karte grafike te vecante. Ne raste te tjera, ka nje karte grafike te montuar ne hapesirat qe ka motherboardi. Qellimi i nje skede grafike, eshte te pranoje instruksione elektronike nga kompjuteri dhe te prodhoje imazhet qe ju shikoni  ne ekran (psh nese po luani nje loje, skeda grafike eshte pergjegjesja per vizatimin e te gjitha imazheve qe dalin ne ekran, e nese po shikoni nje faqe interneti, eshte perseri ajo qe vizaton faqen ne ekranin tuaj).

Kjo eshte pjesa me e rendesishme qe dallon nje kompjuter te thjeshte nga nje kompjuter te mire. Nese e perdorni kompjuterin vetem per programe si word excel dhe internet, kjo lloj skede eshte mese e mjaftueshme. Por nese kerkoni fuqi perpunimi grafik, lojra, shikim filmash d etj, do tju duhet te blini nje skede shtese.

 Skede Grafike Onboard  Skede grafike e jashtme
 

 

 Markat: Intel, Via, SiS, nVidia (6100-7300), Ati (X300-X500)

 Markat: nVida, Ati

 Skedat grafike te integruara kane nje dobesi te konsiderueshme kur behet fjale per fuqi perpunimi grafik. Gjithshka bazohet ne shpejtesin e eGPU (graphic processor unit-njesia grafike e procesimit) si dhe sasine dhe shpejtesine e VRAM (video RAM). Ne kete rast, karta grafike ka nje memorie shume te vogel VRAM, dhe pjesen tjeter qe i nevojitet e perdor nga RAM-i i kompjuterit. Duke qene se RAM-i i kompjuterit eshte me i ngadalte se VRAM, dhe shpejtesia e trasnferimit eshte shume e limituar.
Per te kuptuar nese keni nje skede grafike te integruar apo jo, mjafton te shikoni sasine e RAM-it te kompjuterit qe ju rezulton tek My Computer. Nese keni marre nje kompjuter me 1Gb ram dhe realisht ju tregon me pak, do te thote qe pjesen tjeter e perdor karta grafike e integruar.

 Kjo eshte kategoria e kartave grafike qe keshillohet te perdoret gjithmone ne kompjutera. Jane module te vecanta, me GPU dhe VRAM te tyrin. Ndryshojne nga ato te integruarat pasi kane me teper shpejtesi dhe me teper cilesi. Prodhuesit kryesore te skedave grafike jane nVidia dhe Ati me serite e tyre te kartave per rangun ekonomik, mesatar, si dhe te profesionisteve dhe entuziasteve te lojrave. Sidoqofte, keto lloje kartash mund ti gjeni dhe nga prodhues te tjere qe perdorin te drejtat dhe relatat qe kane me keto dy prodhues per te nxjerre ne treg produkte personale.
Per detaje te tjera shikoni tabelen 2 ku specifikohen variantet e kartave grafike.


Tabela 2

 

 nVidia

 Ati

 Ekonomike

Geforce 6200 (nga 128Mb deri 256Mb)
Geforce 7300Le (nga 128Mb deri 256mb)
Geforce 8400Le (nga 256 deri 512mb)

 Radeon x1050
Radeon x550/x1550
Radeon 9xxx

 Mesatare

 Geforce 8800 (360 deri 1Gb)

 

 Profesioniste dhe Entuziaste lojrash

 Geforce SLI 8800GT,GTX,GTS, TRISLI, QUAD SLI (dy karta,3karta dhe 4 karta ne nje)

  Ati HD3800 e siper,(dy karta,3karta dhe 4 karta ne nje)



Hard Disk: